Business & Management

Apple, dëshiron ta blej kompaninë The Fancy

Aug 6 2012
0 Shpërndarje
Apple, dëshiron ta blej kompaninë The Fancy

Raportet gjatë kësaj fundjave pohojnë se Apple dëshiron ta blej The Fancy, rivalin e fortë të Pinterest.

Sipas pohimeve të Business Insider, Apple tanimë është në negociata me këtë kompani, edhe pse Apple Australia refuzoi të komentoj në lidhje më këtë.

Apple pretendon, sipas këtij raporti, të ketë një pjesë të madhe në tregun e E-commerce dhe t’i bëjë të përdorshme 400 milionë kartelat që i ka në skedarë përmes iTunes.

The Fancy, me një vlerë prej 100 milionë dollarësh, është ndryshe nga Pinterest nga ajo se i lidh njerëzit me gjërat që ata dëshirojnë të blejnë dhe pastaj merr një pjesë nga çdo shitje.

Shefi ekzekutiv i The Fancy, Einhorn, raportohet se është takuar me shefin e Apple, Tim Cook më herët gjatë këtij viti dhe se ky i fundit është përdorues aktiv i The Fancy.

Sipas kompanisë analitike Telsyte, nëse Apple zgjerohet në tregun E-commerce me blerjen e kompanisë The Fancy, me seli në Nju Jork, atëherë do të ketë shumë më shumë sukses në këtë treg sesa Facebook.

Bussines Insider thotë se nuk ka indikacione se kur do të finalizohet kjo marrëveshje, apo se sa do të jetë vlera që Apple do ta ndajë për blerjen e The Fancy.

Ky raport vjen një javë pasi që New York Times pohoi se Apple ishte e interesuar të “harxhojë qindra milionë dollarë për blerjen e aksioneve në Twitter.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>