IT Organizate

Apple dënohet në Itali

Dec 28 2011
0 Shpërndarje
Apple dënohet në Itali

Autoriteti Italian për Antitrust ka dënuar kompaninë Apple me 900 mijë euro (1.2 milionë dollarë). Arsye për këtë dënim është mos ofrimi i informatave të mjaftueshme konsumatorëve për garancinë e produkteve të Apple.

Divizioni ndërkombëtar i kompanisë, Apple Sales International, dhe divizionet italiane të kompanisë Apple Italia Srl dhe Apple Retail Italia janë dënuar për dy shkelje ligji. Shkelja e parë në vlerë prej 400 mijë eurosh vjen për mos ofrimin e informatave të mjaftueshme për garancinë e produkteve që bie ndesh me Kodin Italian për Konsumatorë dhe shkelja e dytë në vlerë prej 500 mijë euro për informata ç’orientuese për konsumatorë me qëllim që të shesin pakot AppleCare, veprim që bie ndesh me rregullat e Autoritetit për Antitrust.

Apple Sales International do të paguaj 540 mijë derisa Apple Italia Srl dhe Apple Retail Italia do të paguajnë nga 180 mijë euro.

Apple ka 60 ditë kohë për t’u ankuar për këtë vendim të autoriteteve italiane.

Lajmet e fundit>