Business & Management

Apple blen WiFiSlam, prodhues i teknologjisë për lokalizimin e telefonit në shtëpi

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Apple blen WiFiSlam, prodhues i teknologjisë për lokalizimin e telefonit në shtëpi

WiFiSlamApple ka blerë WiFiSlam, kompani që krijon një aplikacion për t’ju mundësuar smartfonëve të lokalizojnë veten në ambientet e brendshme duke përdorur sinjale WiFi aktive në ndërtesë.

Në faqen e kompanisë shkruhet se aplikacioni i mundëson smartfonit të përcaktojë vendndodhje e vet si dhe vendndodhjen e miqve tuaj në kohë reale me një saktësi 2.5 metër duke përdorur vetëm sinjalet WiFi të ambientit.

Synimi kryesor është ndërtimi i aplikacioneve të gjeneratës së ardhshme mobile të bazuar në vendndodhje që për herë të parë ndërveprojnë me përdoruesit në shkallën e ndërveprimit personal.

Nuk dihet akoma nëse Apple do të integrojë teknologjinë e WiFiSlam në aplikacionet e hartave. Kohët e fundit nuk janë vënë re përmirësime të Apple në këtë drejtim, megjithëse kur Tim Cook, CEO i Apple është pyetur nga analistët e Wall Street në janar ka deklaruar “kompania ka bërë tashmë disa përmirësime” duke përfshirë këtu përmirësimin e satelitit, cilësinë e imazheve të fiksuara nga lart si dhe informacionin lokal për bizneset. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>