Business & Management

Apple blen Topsy-n, ndërmarrjen për kërkim dhe analitikë të Twitter-it

Dec 4 2013
0 Shpërndarje
Apple blen Topsy-n, ndërmarrjen për kërkim dhe analitikë të Twitter-it

aaple3640_1_large_verge_medium_landscapeApple ka blerë Topsy-n, që është “makinë” e kërkimit dhe analitikes për cicërima që ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët më të mëdhenj të ndërmarrjes Twitter, raporton Wall Street Journal.

Ndonëse nuk ka ndonjë implikim të qartë se çfarë mund të bëjë Apple me Topsy-n, Journal sugjeron që mund të përdorte të dhënat e Topsy-t për të ofruar reklama më të përshtatshme, për të informuar përdoruesit për produktet e veta rreth subjekteve të popullarizuara, ose në përgjithësi futjes në interesimet e tanishme. Apple konfirmoi blerjen për Journal, që raporton që çmimi i blerjes ishte mbi 200 milionë dollarë.

Topsy së fundi lajmëroi lëshimin e një makine kërkimi për cicërima e cila tha që është në gjendje të kërkojë për mbi 400 miliardë cicërima që janë postuar që kur u lëshua rrjeti Twitter.

Vetë Twitter nuk ofron një rrugë për ta bërë atë dhe në të kaluarën ky rrjet madje është mbështetur në të dhënat e Topsy-t për të analizuar përgjatë nominimeve më të përfolura për çmimin Oskar 2013 dhe për të parë disponimin parazgjedhor për zgjedhjet presidenciale në SHBA për vitin 2012. Ky bashkëpunim i afërt i ka mundësuar Topsy-t që të jetë njëra nga ndërmarrjet e pakta që ka qasje në rrjedhën e plotë të të dhënave në rrjetin Twitter.

Edhe pse përqendrimi i Topsy-t për momentin është rrjeti Twitter, Journal raportoi në vitin 2009 që Topsy mund të zgjerohej në analizim edhe të burimeve të tjera të të dhënave.

Përveç interesimit të të dhënave sociale nga rrjeti Twitter, ndërmarrja Apple mund të jetë e interesuar në aplikim të teknologjisë analitike të Topsy-t për të dhënat e veta, si informacionet nga dyqani App Store. Siç është e zakonshme, Apple nuk pranoi të tregojë për qëllimet e sakta, duke thënë vetëm që “Apple blen ndërmarrje më të vogla të teknologjisë kohë pas kohë dhe ne në përgjithësi nuk diskutojmë qëllimin ose planet tona.” (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>