Business & Management

Apple blen startupin e inteligjencës artificiale, Emotient

Jan 7 2016
0 Shpërndarje
Apple blen startupin e inteligjencës artificiale, Emotient

apple-store-5th-ave_36906Apple ka blerë Emotient, një startup i inteligjencës artificiale i cili lexon emocionet njerëzore duke analizuar shprehet e fytyrës raportoi Wall Street Journal. Planet e Apple me këtë blerë të re ngelen të paqarta ndërsa një zëdhënës i kompanisë e konfirmoi lajmin e Wall Street Journal.

Softueri i zhvilluar nga Emotient është i aftë të lexojë shprehitë individuale por edhe ato që turmave me qëllim mbledhjen e informacioneve për reklamuesit të cilët kërkojnë të dinë reagimi e shikuesve.

Startupi me seli në San Diego pak kohë më parë kishte përfituar një fond 8 milion dollarësh nga disa investitorë përfshi këtu edhe Intel. Inteligjenca artificiale është një nga sektorët më premtues në botën e teknologjisë. Në dhjetor të vitit që lamë pas Elon Musk i Tesla Motors njoftoi një investim me vlerë 1 miliard dollar në një organizatë të inteligjencës artificiale OpenAI. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>