Business & Management

Apple blen kompaninë e prodhimit të muzikës Camel Audio

Feb 25 2015
0 Shpërndarje
Apple blen kompaninë e prodhimit të muzikës Camel Audio

apple-store-786x305Kompania Apple ka bërë blerjen e saj të fundit. Këtë herë ajo është fokusuar në biznesin e muzikës. Sipas një raporti nga MacRumors gjigandi amerikan ka blerë kompaninë e teknologjisë së muzikës Camel Audio me bazë në Londër. Kjo kompani njihet ndryshe si prodhuesi i paketës së softwerit Alchemy, e cila ofron vegla të ndryshme për modifikimin dhe përgatitjen e muzikës në mënyrë dixhitale.

Por kjo kompani i surprizoi të gjithë në janar të këtij viti kur vendosi të mbyllte dyert e saj. Që nga ai moment produktet e saj nuk janë më të disponueshme për konsumatorët. Ky vendim i papritur duket se ka ardhur si pasojë e blerjes së kompanisë nga Apple kundrejt një shumë e cila akoma nuk është bërë e ditur. Për të provuar këtë supozim, MacRumors ka zbuluar një dokument ku emërohet Apple si drejtuesi i ri i Camel Audio.

Vendimi i Apple për të ndërprerë ardhjen në treg të produkteve të kësaj kompanie do të thotë që ato do të përdoren dhe ndërthuren me produktet aktuale të Applë. Në të njëjtën mënyrë Apple veproi dhe me firmën Beats. Kompania aktualisht ofron një shërbim të prodhimit të muzikës dixhitale. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>