Slider

Apple bën përpjekje për të bllokuar produktet e Samsung-ut

May 25 2014
0 Shpërndarje
Apple bën përpjekje për të bllokuar produktet e Samsung-ut

apple-vs-samsungApple është duke bërë përpjekje për të nxjerrë një bllokadë të përhershme të shitjeve të disa produkteve elektronike të kompanisë Samsung në SHBA, me arsyetimin që kjo kompani ka shkelur patentat e Apple. Apple i kërkoi Gjykatës së Qarkut në San Jose për të bërë bllokimin gjatë të premtes, por sipas Bloomberg, mundësitët janë të vogla që të fitohet ky rast gjyqësor. Kërkesa e Apple është rezultat i një rasti të fituar gjyqësor më parë gjatë këtij muaji kur vendimi gjyqësor konfirmoi që Samsung kishte shkelur tre patenta të kompanisë Apple, duke e shpërblyer kështu kompaninë Apple me 119.6 milionë dollarë. Ishte një fitore e pjesshme teksa Apple përpiqej edhe për më tepër, ku vlera arrinte 2.2 miliardë dollarë.

Apple bëri përpjekje për të bllokuar produktet e kompanisë Samsung në vitin 2012, por gjykatësja Lucy Koh vendosi kundër për faktin që nuk kishte lidhje të fuqishme mes shkeljes nga Samsung dhe dëmtimit të pariparueshëm nga i cili Apple thoshte se do të vuante. Apple po ashtu ishte shpallur fajtore për shkelje të patentave të Samsung-ut në lidhje me kamerën dhe organizimin e folderëve.

“Natyrisht, ne jemi të kënaqur që juria shpërbleu Apple-in me 6 për qind e asaj që ne ishim duke kërkuar,” tha në një deklaratë avokati i Samsung-ut, John Quinn. “Por edhe ajo nuk mund të qëndrojë, sepse Apple i ka mbajtur larg të gjitha dëshmitë e botës reale dhe nuk ka prodhuar asgjë për ta zëvendësuar për të, kështu që e keni një vendim që nuk mbështetet nga dëshmitë – dhe ky është njëri nga problemet.”

Apple nuk duket sikur është duke bërë përpjekje që të tërhiqet, të paktën jo edhe për një kohë. “Ne jemi duke luftuar për të mbrojtur punën e vështirë që shkon në produktet e dashura si iPhone, për të cilin punonjësit tanë kanë përkushtuar jetët e tyre për ta dizajnuar dhe për ta dërguar për konsumatorët tanë,” tha një përfaqësues i kompanisë Apple për ReCode. Disa nga produktet e Samsung-ut të cilat Apple dëshiron t’i largojë nga tregu amerikan janë: Admire, Galaxy Nexus, Galaxy Note, Galaxy Note 2, Galaxy S2, Galaxy S3 dhe Galaxy S2 Epic 4G Touch. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>