Business & Management

Apple arrin rekord të porositjeve të iPhone 5

Sep 15 2012
0 Shpërndarje
Apple arrin rekord të porositjeve të iPhone 5

Apple arriti në një rekord pasi që ndërmarrja deklaroj se porositjet për iPhone 5 nga dyqani i vet online nuk do të përcillen nga dërgim të pajisjes për dy javë, duke i konfirmuar zërat që modeli i ri është shitur.

Aksionet u rritën për 1.2 për qind në 691.28 dollarë në fund në Nju Jork.

Bazuar në vlerësimin për dërgim pas dy javësh në uebfaqe, iPhone 5 do të fillojë të shitet më 28 shtator. Kur Apple zbuloi modelin e fundit të iPhone më herët gjatë kësaj jave, ndërmarrja tha që porositjet në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe tetë shtete të tjera do të fillojnë gjatë ditës së premte dhe që produkti do të jetë në dispozicion më 21 shtator.

Shaw Wu, që është analist në ndërmarrjen Sterne Agee & Leach, rriti vlerësimet e veta për shitjet për çerekun që mbaron në shtator në 26 milionë njësi, nga 23 milionë.

Njëri zëdhënës i Apple nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>