Business & Management

Apple arrin një vlerë tregu 800 miliard dollar

May 10 2017
0 Shpërndarje
Nëse kompania vijon me këto hapa ajo mund të kapë vlerën e 1 trilion dollarëve brenda këtij viti. Aksionet e kompanisë kishin vlerën e 153.99 dollar për njësi. Apple arrin një vlerë tregu 800 miliard dollar Photo Source: Reuters

Apple u bë kompania e parë Amerikane e cila kalon vlerën e tregu prej 800 miliard dollarësh, dy vite pasi kaloi kufirin e 700 miliardshit.

Aksionet e prodhuesit të iPhone u rritën me 33% këtë vit dhe 50% që nga zgjedhjet presidenciale Amerikane në Nëntor të vitit të klauar. Kompania zë 4% të kapitalit prej 21.7 trilion dollar që përbëjnë kompanitë e S&P 500.

Nëse kompania vijon me këto hapa ajo mund të kapë vlerën e 1 trilion dollarëve brenda këtij viti. Aksionet e kompanisë kishin vlerën e 153.99 dollar për njësi.

Konkretisht vlera e Apple ishte ditën e sotme 802.8 miliard dollar, duke kaluar ekonomitë e 45 nga 50 shtetet Amerikane. Miliarderi Warren Buffet gjithashtu vuri në dijeni se posedon aksione me vlerë 20 miliard dollar tek Apple. /CIO Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>