Internet

Apple arrin në 25 miliardë shkarkime nga App Store

Mar 6 2012
0 Shpërndarje
Apple arrin në 25 miliardë shkarkime nga App Store

Derisa po radhit profitet gjigante nga shitjet rekorde të celularëve të mençur dhe tabletave, Apple është bërë kompania më e madhe në vlerën e aksioneve, dhe tani ata kanë arritur edhe një sukses të mahnitshëm – 25 miliardë shkarkime të aplikacioneve nga dyqani i tyre i aplikacioneve online, App Store, e që është përafërsisht nga 3 aplikacione për çdo banorë të planetit Tokë.

Nëse e vizitoni ballinë e uebfaqes të Apple do të shihni një baner që njofton për momentin historik të kompanisë. Vetëm përmendja e numrit 25 miliardë është mahnitëse, sidomos kur krahasoni këtë me 7 miliardë banorë të botës.

Qartazi, njerëzve ju pëlqejnë aplikacionet e tyre. Ndoshta duhet të shqyrtojmë nëse ose në çfarë pike përdorimi i aplikacioneve do të tejkaloj përdorimin e uebit.

Sipas AppleInsider, Apple ka paguar mbi 4 milionë dollarë zhvilluesit dhe ofron rreth 600 mijë aplikacione në dyqanin e tyre, App Store. Sipas figurave të Aysmco, Apple ka shitur rreth 410 milionë pajisje mobile deri në fund të vitit 2011. Prandaj nëse pjesëtoni 25 miliardë shkarkime me 410 milionë pajisje, ju del një mesatare prej 61 aplikacionesh për pajisje.

Për momentin në krye të aplikacioneve falas më të shitura në App Store janë Draw Something Free, The Simpsons: Taped Out, dhe Camera Awesome. Vend në Top 20 ka edhe për aplikacionet e njohura si Temple Run, Pinterest, dhe Jetpack Joyride. E gjithmonë do të gjeni edhe ato më të preferuat si Pandora Radio, Twitter dhe Facebook që gjenden në mesin e 30 aplikacioneve më të shkarkuara nga përdoruesit.

Lajmet e fundit>