Aplikacione

Apple arrin në 25 miliardë aplikacione

Feb 22 2012
0 Shpërndarje
Apple arrin në 25 miliardë aplikacione

Kompania Apple që kishte lançuar internet-dyqanin App Store në mesin e vitit 2008 është afër festimit të shkarkimit të aplikacionit të 25 miliardët dhe po përgatit një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për konsumatorin fatlum.

Në fund të javës së kaluar në App Store ishin shkarkuar 24.3 miliardë aplikacione nga mbarë bota. Me arritjen e kësaj shifre, kompania Apple kishte dal me një deklaratë ku thuhej që:

“Deri sot afër 25 miliardë aplikacione janë shkarkuar në mbarë botën. Një shifër që është e mahnitshme gati sa vet aplikacionet. Prandaj ne dëshirojmë të ju falënderojmë. Shkarkoheni aplikacionin e 25 miliardë dhe ju mund të fitoni deri në 10 mijë dollarë për të harxhuar në App Store.”

Apple ka arritur numrin prej 10 miliardë aplikacione të shkarkuara në janar të vitit 2011, derisa aplikacioni i 15 miliardë u shkarkua në korrik të vitit të kaluar.

Para pak kohe Mac App Store kishte festuar shkarkimin e 100 milionët për më pak se një vit që nga hapja zyrtare e dyqanit.

Viti 2011 duket të kishte qenë vit i suksesshëm edhe për pajisjet iOS të cilat kishin kaluar shitjet e viteve të mëparshme e duke pasur parasysh pritjet për iPad 3 dhe iPhone 5 këto shifra vetëm sa do të shkojnë më lartë.

Në dhjetor Google kishte deklaruar që më shumë se 10 miliardë aplikacione ishin shkarkuar nga Android Market.

Lajmet e fundit>