Aplikacione

Apple aprovon aplikacionin Google+ për iPhone

Jul 20 2011
0 Shpërndarje
Apple aprovon aplikacionin Google+ për iPhone

Apple aprovoi aplikacionin e Google+ për iPhone dhe e postoi atë në App Store. Në mesditë sipas kohës lindore amerikane, vetëm versioni i Google+ për iPhone ishte në dispozicion duke mbetur e paqartë nëse Google ka krijuar një aplikacion specifik për iPad.Google+, rrjeti shoqëror është lançuar më herët gjatë këtij muaji, por edhe pse akoma ka mbetur në fazën testuese, shërbimi ka arritur të josh rreth 10 milionë përdorues, sipas Larry Page CEO i kompanisë.

Aplikacioni mund të mos jetë në dispozicion për të gjithë menjëherë, deklaroi Vic Gundotra udhëheqës i divizionit shoqëror të Google, kur njoftoi për lançimin e versionit të aplikacionit për iPhone.

Para dy javëve, një punëtor i thjeshtë në Google, njoftoi që kompania kishte dërguar aplikacionin për Google+ në App Store dhe pret aprovimin nga Apple.

Përshkrimi i aplikacionit të Google+ në App Store shkruante që aplikacioni mund të operojë në iPhone 3G, iPhone 3GS dhe iPhone 4, dhe kërkon sistemin operativ iOS 3.1 ose versionet e mëvonshme.

Lajmet e fundit>