Business & Management

App.net prezanton llogaritë pa pagesë vetëm me anë të ftesave

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
App.net prezanton llogaritë pa pagesë vetëm me anë të ftesave

appdotnetApp.net është një tentativë për tu bërë rrjet social ku në qëndër të vëmendjes ishin përdoruesit e jo reklamat. Është një ide shumë e mirë, por fakti që duhet të paguash për tu bërë pjesë përbën një faktor limitues, sidomos nëse shokët tuaj janë në Facebook apo Twitter.

Por duke filluar që nga e hëna, ju mund të keni një llogari pa pagesë në App.net, me kusht që ju të njihni dikë që e përdor këtë rrjet edhe ai ju bën ftesë. Në një post blogu të postuar të hënën, App.net prezantoi një nivel të ri të llogarive pa pagesë për të shtuar llogaritë e paguara.

Ky hap i ri ndjek modelin “Freemium” ku ju mund të merrni një nivel baze shërbimi pa pagesë, por nëse ju paguani një tarifë ju mund të keni akses në veçori shtesë të shërbimit.

Një llogari pa pagesë në App.net ju jep juve një hapësirë ruajtëse prej 500 MB(me një ngarkim maksimal prej 10 MB), dhe ju lejon një maksimum pre 40 njerëzish.

Nëse doni të ndiqni më shumë njerëz apo kërkoni më shumë hapësirë ruajtëse, ju mund të kaloni në planin me pagësë që ju jep juve një hapësirë ruajtëse 10 GB dhe kushton 5 $ për muaj apo 36 $ në vit, në varësi të dëshirës suaj të pagesës. Por ka një kleçkë: Ju mund të merrni një llogari falas vetëm nëse një përdorues tjetër i App.net ju dërgon një ftesë.

Nëse keni një llogari prove prej 30-ditësh, llogaria juaj prej prove do të kalojë automatikisht në një llogari pa pagesë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>