Aplikacione

Aplikacioni TigerText premton ti ruaj mesazhet private dhe të sigurta

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni TigerText premton ti ruaj mesazhet private dhe të sigurta

TigertextShumë biznese tregojnë kujdes për të siguruar e-mailet e kompanisë të ruhen të sigurta e të jenë private, por CIO edhe menaxherët e IT-së shpesh përdorin edhe një formë tjetër të komunikimit tepër popullor: Mesazhet tekst.

Një SMS tipike është subjekti jo vetëm i ndërhyrjes së hakersave, por gjithshtu edhe të vjedhësve. SMS qëndron ose në smartfonin e përdoruesit ose në serverin e transportuesit për shumë kohë gjersa të merren masa të hiqet. Nëse kompania juaj përmban informacione sensitive, si dokumente, foto, të dhëna të klientëve private, etj, është normale marrja e masave për një sistem të sigurt.

TigerTextPro ofron mesazhe në kohë reale për biznese tepër të sigurta.

Është i mundshëm për Android, BlackBerry dhe iOS, por mund ta zhvillosh në kompjuterët Windows edhe Mac. Përveç industrisë ligjore dhe shëndetësore, që varen nga pajtimi SOX edhe HiPPA që TigerText ofron, ky aplikacion mund ti vijë në ndihmë çfarë do lloj kompanie që kërkon ruajtjen e informacionit edhe një komunikim të sigurt për përdoruesit e saj.

TigerText punon pothuajse njësoj si çdo aplikacion tjetër mesazhi, me një direktori kompanie brenda tij, aftësi të komunikimit në grup me mesazhe, ndarjen e fotove edhe dokumenteve edhe arkivim në kohë reale për kompanitë që kanë nevojë. Gjithashtu ekziston edhe një ospion i fshirjes në lëvizje.

Ajo çka e diferencon me aplikimet e tjera të mesazheve është sepse ia lë në dorë dërguesit për të vendosur nëse mesazhi duhet të shuhet nga pajisja e marrësit edhe nga serveri i TigerText, pas një kohe të caktuar, për shembull mbas 60 sekondash që është hapur e lexuar si mesazh.

Gjithashtu dërguesi mund të kërkojë për njoftime kur arrin mesazhi dhe kur ai lexohet. Për sa i përket çmimit juve do t’iu duhet të kontaktoni direkt me kompaninë, sepse varion në varësi të numrit të përdoruesve.

Ekziston edhe një version prove pa pagesë i TigerText që ju jep juve idenë se si funksionon dhe mund të vendosësh nëse është i vlefshëm për kompaninë tuaj apo jo.

Imiton shumë nga funksionalitetet e produktit të plotë, por ndjehet mungesa e kontrolleve administrative dhe disa funksionaliteteve të tjera. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>