Aplikacione

Aplikacioni i rremë AdBlock Plus largohet nga dyqani Play i Google

Oct 1 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni i rremë AdBlock Plus largohet nga dyqani Play i Google

AdblockGoogle ka larguar një aplikacion nga dyqani i vet Play që dukej të ishte AdBlock Plus, që është aplikacion i popullarizuar për bllokim të reklamave online.

Aplikacioni i rremë në fakt ofronte më tepër reklama për përdoruesit, shkroi Dmitry Bestuzhev, i cili është udhëheqës i skuadrës së hulumtimit dhe analizave në Kaspersky Lab për Amerikën Latine.

“Ky është njëri nga ato skenarët ku përdoruesi kërkon mbrojtje por vetëm gjen probleme,” shkroi Bestuzhev. Kompania Google është bërë më vigjilente sa i përket mbajtjes larg të aplikacioneve keqdashëse nga dyqani Play, por ekspertët e sigurisë shpesh gjejnë disa aplikacione që janë të dyshimta që iu kanë ikur filtrave të sigurisë së Google.

Ofruesi i shërbimeve të sigurisë Symantec tha gjatë korrikut që kishte gjetur më tepër se 1,200 aplikacione të dyshimta në dyqanin Play që nga fillimi i vitit.

Aplikacioni keqdashës dukej të ishte regjistruar me RevMob, që është një rrjet i reklamave mobile në Brazil. Sipas uebfaqes së vet, RevMob i paguan zhvilluesit e aplikacioneve në bazë të numrit të përdoruesve që kanë shkarkuar aplikacionet e tjera që janë paraqitur në reklama.

RevMob është një rezultat aksidental i një ndërmarrjeje të lojërave që është themeluar në vitin 2009, e quajtur “Lojërat më të Mira, të Shkëlqyera dhe Argëtuese” që zhvilloi lojën mobile të titulluar “Ant Smasher” dhe “Bunny Shooter” thuhet në uebfaqe. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>