Aplikacione

Aplikacioni i Microsoft Office për iPad

Dec 13 2011
0 Shpërndarje
Aplikacioni i Microsoft Office për iPad

Përditësimi i fundit i aplikacionit OneNote të Microsoft për iOS tani është i përshtatshëm edhe për iPad. OneNote është aplikacioni i vetëm i Office të Microsoft që është përshtatur edhe për sistemin operativ iOS. Edicioni i parë i këtij aplikacioni për iPhone që shërben për kujtimin e shënimeve dhe për menaxhim të projekteve ishte publikuar në janar të këtij viti.

Versioni i ri i publikuar të hënën, OneNote 1.3, tani funksionon edhe në iPad me të gjitha veçoritë. Ndër këto veçori të reja janë opsioni për të sinkronizuar “notebook” të OneNote me anë të Wi-Fi, ndërfaqja e ridizajnuar dhe tabelat më të avancuara.

Përdoruesit mund të sinkronizojnë dokumentet e OneNote në pajisje të shumta, përfshirë iPhone, iPad, dhe PC-të që operojnë me Windows duke përdorur shërbimin e Microsoft, SkyDrive.

OneNote 1.3 është falas, por ka një kufi prej 500 dokumentesh. Për më shumë dokumente përdoruesit amerikan duhet të paguajnë 4.99$ për iPhone, ose 14.99$ për iPad. Çmimet për përdoruesit nga vendet e tjera ndryshojnë.

Sipas Microsoft, aplikacioni është i përshtatshëm edhe në iPad dhe iPad2.

 

Lajmet e fundit>