Internet

Aplikacioni Fargo sinkronizon shënimet tuaja me Dropbox

Apr 27 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Fargo sinkronizon shënimet tuaja me Dropbox

fargoDuke e ditur se ndonjë frymëzim i caktuar mund të ju vijë kur ju nuk e pritni, por që ky frymëzim në shpejtësi mund të fshihet nga kujtesa juaj, është mirë që të mbani shënime, por jo çdoherë mund ta keni me vete ndonjë fletore, apo ndonjë copë letre ku ta shkruani atë ide, ose mendim që sapo ju ka ardhur.

Po ta shkruani në një copëz letre, ekziston mundësia që ajo të humbë, por edhe të mos jetë e organizuar dhe e ruajtur siç duhet, prandaj mund të ju duhet ndonjë alternativë që i plotëson këto të dyja: të mund të shkruani çdoherë, si dhe të mund t’i ruani dhe organizoni më mirë shënimet e juaja.

Fargo është një aplikacion uebi që funksionon në çdo shfletues dhe sinkronizohet me Dropbox.

Ky është faktikisht një editor teksti i ndërtuar për të shkruar ide, në një mënyrë sa më të thjeshtë. Ju mund ta përdorni këtë aplikacion për të organizuar projekte, lista me planet dhe prioritetet që i keni, ose si një fletore e zakonshme, por dixhitale. Me atë të këtij aplikacioni ju mund të zgjeroni seksione të caktuara, t’i fshihni ato dhe t’i organizoni më mirë.

Skedarët janë të ruajtur në Dropbox dhe lokalisht si një skedar i formatit HTML5. (CIO Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>