Aplikacione

Aplikacioni Evernote për biznesin vjen në dhjetor

Oct 4 2012
0 Shpërndarje
Aplikacioni Evernote për biznesin vjen në dhjetor

Evernote, aplikacioni i famshëm për të mbajtur shënime dhe për të memorizuar gjërat do të prezantohet edhe për bizneset e vogla dhe të mesme në dhjetor të këtij viti.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Phil Libin, deklaroi në Evernote Trunk Conference në San Françisko muajin e kaluar që regjistrimet për të pasur akses në shpërndarjen e dokumenteve online kanë filluar dhe kjo kushton 10$ për çdo përdorues.

Versioni pa pagesë i konsumatorit, i lançuar në vitin 2008, përdoret aktualisht nga 40 milionë njerëz, sipas kompanisë. Versioni premium për individët që kërkojnë hapësirë shtesë dhe karakteristika të plota kushton 5$/muaj ose 45$/vit.

Libin ka deklaruar mbi historinë e aplikacionit se ai u ndërtua për të ndihmuar atë dhe miqtë e tij të mbanin mend gjërat, por përhapja e softuerit i bëri të mendonin për një version të specializuar për bizneset.

Ky version do të ketë mjete për menaxhim, aftësinë për të krijuar blloqe shënimesh, një direktori të ndarë dhe setup të thjeshtëzuar për punonjësit. Evernote është zgjeruar edhe me blerjet e aplikacioneve të ngjashme si Penultimate për shkrim dore dixhital dhe Skitch për të skicuar dhe pajisur me shënime dokumetet.

Evernote përshtatet si në pajisjet celulare ashtu edhe në platformat desktop, nga Apple iOS tek Google Android si dhe në Windows IE.

Libin deklaroi se kompania synon të arrijë 1 miliardë përdorues. Ata kanë mbledhur më tepër se 160 milionë dollarë, 70 milionë prej të cilave vetëm në maj. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>