Aplikacione

Aplikacionet pa pagesë për uraganin në SHBA kryesojnë listën

Oct 31 2012
0 Shpërndarje
Aplikacionet pa pagesë për uraganin në SHBA kryesojnë listën

Uragani “Sandy” në SHBA ka marrë shumë vëmendje këto ditë, jo vetëm të medias apo institucioneve që kujdesin për jetën e njerëzve.

Të paktën 7.4 milionë shtëpi përgjatë shtatë shteteve kanë mbetur pa energji elektrike. Transporti publik është ndalur në qytetin e Nju Jorkut, së bashku me Nasdaq dhe NYSE, janë ndërprerë. Por bota e teknologjisë është vënë në shërbim të qyterëve të rrezikuar nga ky uragan.

Për shembull, top tre aplikacionet në App Store të Apple në këtë moment janë YouTube, Hurricane nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe Flashlight nga ndërmarrja iHandy.

Ashtu siç mund ta dini, YouTube u lidh me kanalin për kushtet e motit, për të transmetuar drejtpërdrejt mbulimin e stuhisë.

YouTube tani është top aplikacioni pa pagesë.

Aplikacioni Hurricane nga Kryqi i Kuq ju ndihmon që të rrini të përditësuar me zhvillimet në vendin e caktuar, duke ofruar një rrugë për t’u lidhur me shokët dhe familjen.

Flashlight, ashtu siç mund ta pritni, ofron një dritë sinjalizimi nga telefoni duke përdorur paraqitjen dhe ndriçimin LED. Të gjitha këto aplikacione mendojmë që duhet të përdoren për ata që janë seriozisht të prekur nga stuhia.

Zakonisht, top treshja e aplikacioneve pa pagesë në App Store janë lojërat, aplikacione të Apple, ose rrjetet shoqërore si Facebook dhe Twitter. Siç duket, këto aplikacione do të rimarrin pozitat e tyre kryesuese, por për momentin është e qartë që shumë njerëz në App Store janë të prekur nga stuhia. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>