Aplikacione

Aplikacionet mobile kërkojnë CIO me mendje që jeton në botën mobile

Aug 1 2013
0 Shpërndarje
Aplikacionet mobile kërkojnë CIO me mendje që jeton në botën mobile

cio mobile appAnalistët Josh Bernoff dhe Ted Schadler të Forrester Research shprehen se ka ardhur koha që bizneset të fillojnë të ndërtojnë aplikacione për smartfonë të cilat jo vetëm do t’i bëjnë më produktivë punonjësit por njëkohësisht do të rrisin besnikërinë e konsumatorëve.

Termi mobile nuk është trend, por është një gjendje e re që është bërë pjesë e jetës tonë të përditshme tashmë. Njerëzit presin që pothuajse gjithçka të jetë në pajisjet e tyre mobile. Prandaj, bëni mirë të mos i zhgënjeni.

Përfytyroni se çfarë ndodh kur dikush blen një smartfon. Ai kërkon për motin, për vlerësimet e restoranteve, apo për çmimet e një produkti të caktuar. Me pak fjalë, çdo kërkim riforcon idenë se gjithçka që ju duhet gjendet brenda asaj pajisjeje. Nëse jeni edhe ju pjesë e këtyre bizneseve, që gjithçka ka e bën të disponueshme edhe mobile, atëherë do të fitoni besnikërinë e konsumatorëve. Nëse nuk ia arrini, me shumë gjasa klientët do t’ju largohen.

Analistët kanë filluar ta quajnë procesin e adaptimit të gjerë të pajisjeve mobile si “kalimi mendor në gjendjen mobile”. Kjo do të thotë se jo të gjithë njerëzit e kanë arritur ende këtë kalim. Mes konsumatorëve, vlerësohet se vetëm një në pesë të rritur amerikanë, që përdor internetin, e ka arritur këtë gjendje. Njerëzit nga mosha 25 – 34 vjeç janë më të avancuar në teknologji krahasuar me ata që janë në moshë më të madhe.

CIO-t dhe kompanitë e tyre duhet të sigurohen që ata dhe stafi e kanë arritur këtë gjendje. Sistemet e informacionit duhet t’i përgjigjen këtij kalimi, të përshtaten, të ndërtohen në mënyrë të sigurt në mënyrë që të përballojnë, përpunojnë dhe shpërndajnë të dhënat dhe transaksionet në ueb.

Si mund të përgatiteni?

Ndërtoni një qendër ekselence për të drejtuar teknologjinë, strategjinë dhe ekzekutimin e të gjitha projekteve mobile, qofshin ato të fokusuara tek konsumatorët apo qofshin tek punonjësit. Krijoni një skuadër me ekzekutivë të përkushtuar, një staf të përgatitur që merr vendimet shpejt. Filloni me punën masive por njëkohësisht themelore të ridizajnimit të sistemit. (CIO Albanain)

Lajmet e fundit>