Aplikacione

Aplikacionet e shpërndara në iPhone dhe iPad dominojnë nëpër kompani

Oct 21 2013
0 Shpërndarje
Aplikacionet e shpërndara në iPhone dhe iPad dominojnë nëpër kompani

ios-family-2013Kompanitë po përdorin platformën iOS në më shumë se 95% të kohës për të lançuar aplikacionet e tyre të personalizuara. Ky përfundim vjen nga rezultati i një sondazhi të kryer nga Good Technology, ku u pyetën 5000 klientë në gjithë botën.

Nga sondazhi doli në pah se kompanitë shpërndajnë aplikacione në 98% të kohës gjatë tremujorit të dytë të këtij viti në iOS si dhe 95% të kohës gjatë tremujorit të tretë.

Good Technology tha gjithashtu se numri i aplikacioneve të shpërndara për Android u trefishua nga tremujori i dytë në të tretin po nuk dha një shifër konkrete.

Kjo e fundit tregon se Android po përparon në aspektin e kompanive, çka do të thotë se ato ndihen më të sigurta për ta përdorur sistemin. Në total, adaptimi i aplikacioneve të kompanive u rrit me 52% nga tremujori i dytë në të tretin, ndërsa aktivizimet e aplikacioneve mobile u rriten me 42% nga njëri tremujor në tjetrin, sipas Good Technology.

Tabletët ishin pajisjet më të përdorura mes klientëve të Good Technology. 81% e aktivizimeve ishin kryer vetëm në tabletë gjatë tremujorit të tretë.

Good Technology është shitës i softuerëve për menaxhimin e pajisjeve mobile. Klientët e tij përfaqësojnë një sektorë të ndryshëm të industrisë, duke filluar nga shërbimet financiare tek ato të prodhimimit e deri tek qeveritaret. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>