Aplikacione

Aplikacionet Android në Chrome: Çfarë përfitojnë bizneset?

May 21 2016
0 Shpërndarje
Aplikacionet Android në Chrome: Çfarë përfitojnë bizneset?

chromebooks_acer_0-100520885-primary-idgeGoogle këtë javë ndërmori një hap madhor drejt unifikimit të dy sistemeve operativ të kompanisë: Android dhe Chrome. Në të vërtetë nuk i shkriu në një të vetëm siç spekulohej por diferencat mes aplikacioneve Chrome dhe atyre Android do të veniten duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Laptopët Chromebook do të bëhen më të dobishëm dhe më të fuqishëm në momentin që sipërmarrjet do të kenë qasje në katalogun e gjërë të aplikacioneve Android. Treshja Asus Chromebook Flip, Acer Chromebook R11 dhe Chromebook Pixel do të përditësohen muajin e ardhshëm për të hapur dyert për aplikacionet Android. Kompania premton ta zgjerojë këtë listë mbështetjeje nga fundi i vitit.

Administratorët IT do të mund të menaxhojnë aplikacionet Android nga konsolat e administratorët të Chrome shpreheh Rajen Sheth, shefi i menaxhimit të produktit të Android dhe Chrome for Work. Për më tepër ekzistojnë mbi 200 politika të disponueshme në konsolën e administratorit dhe Google po shton të tjera për CIO-t dhe profesionistët e IT-së që të menaxhojnë lehtësisht instalimin e aplikacioneve Android.

Aplikacionet Android në Chrome OS do të funksionojnë në një konteiner Linux që do të thotë se zhvilluesit nuk kanë pse të aplikojnë asnjë ndryshim në aplikacionet aktuale që të funksionojnë në Chromebook-ët. Pasi aplikacionet të instalohen ata do të kenë qasje në tërë sistemin e skedarëve të Chrome OS së bashku me disa komponentë kyç si Wi-Fi, Bluetooth, ekranet me prekje, njoftimet dhe mbështetjen offline.

Google Play, dyqani më i madh në botë i aplikacioneve, do të jetë i disponueshëm në Chromebook-ët. Aktualisht laptopët në fjalë kanë qasje vetëm në ueb aplikacionet e Google. Afro dy milion biznese shfrytëzojnë çdo ditë Google Apps for Work, por sipas Sheth sipërmarrjet gjithashtu duan të kenë qasje në aplikacionet si Skype apo Microsoft word. Prandaj nëse Hangout nuk është praktikë e një kompanie ato mund të shfrytëzojnë Skype for Android, Slack apo çdo aplikacion tjetër komunikimi që ofron Android-i. (CIO Albanian)

Tags >

Android
Lajmet e fundit>