Investim

AOL i shet Microsoft-it 800 patente

Apr 12 2012
0 Shpërndarje
AOL i shet Microsoft-it 800 patente

Kompania AOL do ti shet 800 patentë të saj kompanisë Microsoft. Gjiganti kompjuterik do të paguaj pak mbi 1 miliardë dollarë për këto patente, të gjitha në para të gatshme.

CEO i AOL, Tim Armstrong, tregoi që kompania do të vazhdoj të mbaj mbi 300 patente dhe aplikacione patentash pas kësaj shitjeje. Këto patente përshinë teknologjitë thelbësore dhe strategjike për marketing, kërkim dhe përmbajtje, kishte shkruar ai në njoftimin dërguar punëtorëve.

Shitja vjen si rezultat i një ankandi të gjatë dhe konkurrentë, dhe gjithashtu përfshinë shitjet në stoqet e nëndegëve të AOL, për momentin të papublikuar për publikun, pasi kompania pret të deklarojë humbje në kapital në raportit e fundit të tatimeve.

Kjo shitje pritet të realizohet deri në fund të këtij viti. Shitja e këtyre patentave jo vetëm që do të neutralizojë pozicionin e AOL në procese legale ndaj Facebook, ose proceseve tjera të ngjashme. Kjo shitje ka përfitim jo vetëm për Microsoft por edhe për rrjetin më të madh shoqëror, Facebook. Me blerjen e këtyre patentave nga Microsoft, Facebook mund të konsiderohet më e qetë, pasi Microsoft ka 1.6% aksione në Facebook, të blera në vitin 2007 për 240 milionë dollarë. /cio.al/

Lajmet e fundit>