Harduer

AOC nxjerr ekranin e hollë 27 inçësh, e2752Vh

Aug 8 2012
0 Shpërndarje
AOC nxjerr ekranin e hollë 27 inçësh, e2752Vh

AOC u drejtohet të apasionuarve të lojërave të cilët donin një ekran më të madh me kohë përgjigjjeje më të ulët dhe me një çmim më të përballueshëm duke lansuar ekranin e vet 27 inçësh e2752Vh LED.

Ky ekran është i lehtë dhe shumë i hollë, me kohë përgjigjjeje 2ms (GTG), dinamikë 20,000,000:1 dhe kontrast 300cd.m2.

Rezolucioni është Full HD 1080p (1920×1080), gjë që nuk është edhe shumë e çuditshme duke konsideruar çmimin e vet që ka prej 250 dollarësh.

AOC thotë se ky çmim është me ulje 50 dollarë dhe do të jetë i disponueshëm nga data 11 gusht në vende si walmart.com, BestBuy.com, Newegg.com dhe Amazon.com. Vetë seti ka altoparlantë të integruar 5W dhe porte që përfshijnë DVI-D dhe HDMI me përkrahje HDCP.

Është gjithashtu VESA, me një mur 100mm. Më shumë detaje mund të gjenden në faqen zyrtare të kompanisë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>