Siguri

Anonymous shkel një tjetër kontraktues amerikan të mbrojtjes

Aug 20 2011
0 Shpërndarje
Anonymous shkel një tjetër kontraktues amerikan të mbrojtjes

Grupi Anonymous ka lëshuar 1GB të asaj që thuhet se janë emaila dhe dokumente private nga një ekzekutiv  i një ndërmarrjeje të mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara që shet mjete ajrore për policinë dhe ushtrinë amerikane.

Dokumentet ishin publikuar në një postim në Pastebin, me lidhje që drejtojnë tek materiali i tanishëm në një uebfaqe tjetër. Materiali supozohet se i takon Richard Garcia, një zëvendës kryetar i lartë në Vanguard i cili për 25 vite ishte një agjent special i Byros Hetuese Federale (FBI).

Anonymous pati kënaqësi për këtë veprim, pasi që Garcia është drejtor i InfraGard, një organizatë që mban lidhje në mes të ndërmarrjeve të sektorit privat dhe FBI-së.

Grupi bashkëpunëtor i Anonymous, LulzSecurity, ose ndryshe LulzSec, gjatë qershorit shpartalloi një uebfaqe që i përket ndërmarrjes InfraGard në njësinë e saj në Atlanta.

LulzSec tha që sulmi ishte si shpagim për një thirrje për bashkim kundër hakerëve nga Organizata e Marrëveshjes së Atlantikut verior dhe kryetarit amerikan, Barack Obama.

Anonymous tha që “humbja përfshin shënime të plota të takimeve dhe kontratave, skematika, marrëveshje zbulimi, informacion personal rreth punëtorëve të tjerë VDI dhe disa dhjetra dokumente
‘kundër-terrorizmit’ të klasifikuara si ‘zbatime të ndjeshme të ligjit’ dhe ‘vetëm për përdorim zyrtar’”.

Një vëzhgim i përciptë nëpër disa nga materialet e paraqitura po përputhet me përshkrimin e dhënë nga Anonymous. Një nga e-mailat tregon përgjigjien e shefit ekzekutiv të Vanguard ndaj një kontakti të Departamentit të Drejtësisë të Sheteteve të Bashkuara në lidhje me përshtatjen e mundshme të ShadowHawk për përdorim nga marshallët amerikanë.

“ShadowHawk” është një pajisje e vogël ajrore që qëndron lart deri në tri orë për të kryer mbikëqyrje. Në një lartësi mbidetare prej 213.36 metra ose më shumë, pajisja nuk dëgjohet në tokë. Për ushtri dhe zbatim të ligjit, një ShadowHawk mund të pajiset me një lëshues i granatës ose shotgun./cio.al

Lajmet e fundit>