Karriere

Anketim: Punonjësit e rinj thyejnë rregullat dhe vendosin kompaninë në rrezik

Nov 2 2013
0 Shpërndarje
Anketim: Punonjësit e rinj thyejnë rregullat dhe vendosin kompaninë në rrezik

byod-100036575-largeSi rezultat i lëvizjes “Sillni pajisjen tuaj” (Bring your own device) punonjësit janë të lirë që të marrin me vete në ambjentet e punës pajisjet e tyre mobile, por kompanitë që e mbështesin këtë kulturë kanë hartuar disa politika për të kontrolluar menaxhimin dhe sigurinë e këtyre pajisjeve.

Sipas një anketimi të realizuar së fundmi nga Fortinet, pjesa më e madhe e punonjësve të rinj kanë më tepër të ngjarë të injorojnë këto politika nëse nuk janë dakord me to.

Fortinet ka anketuar 3200 individë të moshës 21-32 vjeç në 20 shtete të ndryshme. Të anketuarit ishin në përgjithësi studentë të diplomuar dhe punonjës me kohë të potë të cilët dispononin një smartfon, tablet ose laptop personal.

Rezultatet treguan se 51% e të anketuarve do të anashkalonin ato politika të kompanisë që kufizojnë përdorimin në punë të pajisjeve teknologjike, hapësirës ruajtëse në cloud apo pajisjeve teknologjike që vishen në trupin e njeriut (p.sh smartwatch). Përqindja e lartë tregon se ky qëndrim i punonjësve përbën një karakteristikë të rëndësishme dhe me influencë të BYOD (Bring Your Own Device).

John Madison, zv.President i marketingut në Fortinet, është shprehur se anketimi ka edhe një rezultat pozitiv duke qenë se 88% e të anketuarve kanë pranuar se e kanë për detyrim të kuptojnë rreziqet e sigurisë që burojnë nga përdorimi i pajisjeve personale.

Sipas tij edukimi i punonjësve mbi hapësirën e rreziqeve dhe impaktin e tyre është një ndër aspektet më të rëndësishme për sigurimin e organizatës.

Fortinet zbuloi gjithashtu se një pjesë e mirë e të anketuarve nuk kishin informacion mbi rreziqet aktuale si APT (Advanced Persistent Threats), botnet-et apo sulmet Pharming.

Kjo do të thotë se menaxherët e departamentit IT duhet të sigurohen që punonjësit të kenë gjithë informacionet e nevojshme në mënyrë që ata të kuptonë shkallën e rrezikut. Më pas ata duhet t’iu mësojnë praktikat më të mira për të mbrojtur pajisjet e tyre, të dhënat e kompanisë dhe burimet që kanë në përgjegjësi.

Është e rëndësishme që menaxherët e IT-së të mos injorojnë shërbimet e reja vetëm se duan të kujdesen shumë për sigurinë e kompanisë.

Në qoftë se përdoruesit kanë vendosur të adoptojnë mjete apo teknologji të paautorizuara, në përgjithësi kjo do të thotë se ekziston një zbrazëti në kompani që pajisjet ose shërbimet ekzistuese nuk e plotësojnë.

Në këtë rast duhet punuar me përdoruesit për të kuptuar se çfarë vlere mund të kenë për biznesin mjetet që ata po përdorin dhe të gjejnë një mënyrë për të lejuar përdorimin e këtyre pajisjeje në mënyrë të tillë që të përmbushin politikat e kompanisë ose të identifikojnë një alternativë të përshtatshme që plotëson të njejtën nevojë. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>