Internet

Angry Birds vjen në Facebook

Feb 1 2012
0 Shpërndarje
Angry Birds vjen në Facebook

Një postim në bllogun e kompanisë Rovio, prodhuesit të video-lojës mjaft të popullarizuar, Angry Birds, njoftohej që kjo lojë do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e rrjetit shoqëror Facebook nga data 14 shkurt e këtij viti. 

Kjo vjen në tentim për të ruajtur konkurrencën me rrjetin shoqëror Google+ në të cilin kjo lojë ka qenë në dispozicion qysh nga ditët e para.

Facebook nuk është një lojtar i ri në tregun e lojërave në rrjetet shoqërore. Pikërisht një pjesë të popullaritetit kaq të madh, Facebook ia ka borxh lojërave si Farmville, YoWille dhe Mafia Wars, lojëra mjaft të popullarizuara tek përdoruesit.

Analistët konsiderojnë që lojërat në rrjetet shoqërore kanë një rëndësi vitale. Përdoruesit kanë dëshirë të luajnë me miqtë e tyre dhe të garojnë me ta duke shpërndarë rezultatet e tyre. Vendosja e lojërave në rrjetet shoqërore është thjeshtë një kombinim natyror.

Google+ kishte vendosur lojërat e para qysh në gusht të vitit të kaluar, përfshirë edhe lojën Angry Birds.

Në të njëjtën kohë, Facebook kishte ofruar ekran më të madh për lojërat e tyre, si dhe rrjedhë të veçantë për shpërndarjen e të rejave të fundit nga lojërat.

Lajmet e fundit>