Mobile

Android për automobila

Jan 28 2011
0 Shpërndarje
Android për automobila

Kompania gjermane Continental, e cila më së shumti njihet për gomat për automobila, ka prezantuar sistemin për argëtim në automobila, i cili bazohet në Android.Continental tashmë disa vite zhvillon sistemin e quajtur AutoLinq, ndërsa në panairin e automobilave në Detroit ka prezantuar versionin më të ri të këtij sistemi, i cili bazohet në platformën Android të Google. AutoLinq do të duhej të mundësonte shfrytëzimin e aplikacioneve të disponueshme përmes Android Market, ndërsa Continental do t’i ofrojë përmes shitores së vet të aplikacioneve të quajtur Continen tal App Store.

Automobili i parë me AutoLinq të integruar pritet të paraqitet në treg në gjysmën e dytë të këtij viti, por në Continental tani për tani nuk tregojnë se cilët prodhues të automobilave do ta shfrytëzojnë.Po ashtu nuk dihet as çmimi i këtij sistemi.

Lajmet e fundit>