Mobile

Android me 68.1% të tregut në tremujorin e dytë të 2012-ës

Aug 9 2012
0 Shpërndarje
Android me 68.1% të tregut në tremujorin e dytë të 2012-ës

Gara e fortë midis iOS dhe Android vazhdon. Sipas një raporti të IDC-së, përqindja e tregut për Android-in në tremujorin e dytë të këtij viti ka arritur 68.1%.

Të dy platformat së bashku zenë 85% të tregut gjatë kësaj periudhe, ndërsa BlackBerry dhe Symbian kapin shifrat e 4.8% dhe 4.4% përkatësisht. Në të njëjtën periudhë një vit më parë, Android kishte 48% të tregut.

“Androidi ka filluar të bëjë gjithçka mundet. Duke nisur që nga çmimet të cilat janë të arsyeshme dhe të përballueshme për një pjesë të madhe të buxheteve familjare si dhe përvoja e mirë nga Google janë disa arsye të ecjes së këtyre smartfonëve në treg,” u shpreh Ramon Llamas, analist kërkimi në programin IDC Mobile Phone Technology and Trends.

Smartfoni më i shitur i Androidit i përkiste Samsungut. Kjo markë kap shifrat e 44% të të gjithë Androidëve të shitur në botë për tremujorin e dytë të këtij viti.

Përqindja e tregut për Apple vazhdon të mbetet në numra dyshifrorë, por kërkesa për iPhone ka pësuar rënie për shkak të pritjeve për versionin e ri, iPhone 5 në shtator. Tabela mëposhtë tregon të dhënat e raportit të IDC. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>