IT Organizate

Analistët e IT-së këshillojnë që kompanitë të përdorin teknikën BYOD

Jan 25 2013
0 Shpërndarje
Analistët e IT-së këshillojnë që kompanitë të përdorin teknikën BYOD

BYODKompanitë, në të gjithë botën, po “luftojnë” me konceptin e “bring-your-own-device (BYOD)”, sipas së cilit punonjësit kanë mundësi të aksesojnë burimet e kompanisë përmes pajisjeve të tyre.

Megjithatë, sipas rezultateve të fundit, kompanitë po hasin vështirësi në marrjen e vendimit për të implementuar apo jo këtë teknikë.

Peshorja anon në favor të BYOD: sipas një sondazhi të ri të realizuar nga Dell Quest Software, analistët që merren me marrjen e vendimeve IT tregojnë se 70% e kompanive besojnë se BYOD do të përmirësojë ose ka përmirësuar dukshëm procesin e punës, dhe 59% e tyre mendojnë se do të ishin në disavantazh ndaj konkurrentëve pa BYOD.

Raporti i Dell për të identifikuar qëndrimin ndaj BYOD u realizua me ndihmën e firmës kërkimore Vanson Bourne, e cila intervistoi 1485 drejtorë IT-je nga organizata të mëdha në Australi, rajonin e Pekinit, Francë, Gjermani, Indi, Itali, Singapor, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

“Po shohim ndryshime dramatike në mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me teknologjinë në pajisjet e tyre personale dhe rolin që po luan BYOD në transformimin e kulturës së biznesit dhe IT-së”,- shprehet Roger Bjork, drejtor i Enterprise Mobility Solutions në Dell Software Group.

“Rezultatet e këtij sondazhi dëshmojnë atë që kemi dyshuar prej kohësh: kompanitë që adaptojnë metodën e BYOD mund të arrijnë shpërblime më të mëdha, të përballen me më pak pengesa si dhe të kenë avantazh konkurrues”,- thotë Bjork.

“Kompanitë që do të vonohen në suportimin e BYOD mund të përballen me sfida më të mëdha, përfshi riskun e të ngelurit prapa konkurrentëve.” (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>