Internet

Amerikanët shpenzojnë 35 miliardë online

Dec 29 2011
0 Shpërndarje
Amerikanët shpenzojnë 35 miliardë online

Shpenzimet për blerjen e të mirave me anë të internetit në kohën e festave të fundvitit në SHBA këtë vit është rritur për 15% në krahasim me vitin e kaluar. Amerikanët këtë vit kanë harxhuar 35.3 miliardë dollarë duke blerë gjësende të ndryshme me anë të internetit, sipas shifrave të fundit të comScore.

Lexuesit dhe pajisjet tjera elektronike për dorë kanë qenë më të shiturat në ditën e Krishtlindjeve. 2.8 miliardë janë shpenzuar në javën që ka mbaruar me 25 dhjetor, që është 16% më shumë se periudha e njëjtë vitin e kaluar.

Në të ashtuquajturin “Cyber Monday”, e hëna e parë pas Ditës së Falënderimeve, shifrat e shpenzimeve online kanë arritur në 1.25 miliardë dollarë.

Blerjet dhe abonimet e përmbajtjeve digjitale gjatë dy muajve të fundit të vitit kanë zënë 2.8% të shitjeve, por vetëm Dita e Krishtlindjeve ka marrë 20% të shpenzimeve të kësaj periudhe.

Rritja e popullaritetit të lexuesve elektronik, tabletëve, dhe pajisjeve tjera të ngjashme, të cilat janë shitur me përmbajtje për përdorimin e tyre që ka ardhur si dhuratë, kanë qenë arsyeja kryesore e rritjes së shpenzimeve nga konsumatorët në këtë periudhë festash.

 

Lajmet e fundit>