Business & Management

Amerikanët shpenzojnë 121 miliardë minuta në muaj në mediat sociale

Dec 4 2012
0 Shpërndarje
Amerikanët shpenzojnë 121 miliardë minuta në muaj në mediat sociale

Në raportin vjetor të Nielsen rezulton se amerikanët shpenzuan 121 miliardë minuta në muajin korrik nëpër mediat sociale.

Kjo shifër është rritur nga 88 miliardë që ishte vitin e kaluar dhe përbën në fakt shumë kohë nga jeta jonë e përditshme, e cila

kalohet duke shkëmbyer komente apo duke përgjuar jetët e të tjerëve në Facebook, Twitter apo rrjete të tjera sociale.

Siç edhe mund të pritej, Facebook-u vazhdon të mbetet rrjeti më i vizituar (152.2 milionë vizitorë në SHBA përmes PC-ve; 78.4 milionë përmes aplikacioneve mobile dhe 74.3 milionë përmes mobile web).

Po ashtu, rreth 17% e kohës së shpenzuar në internet përmes PC-ve harxhohet në Facebook, ndërsa koha e kaluar në këtë rrjet përmes pajisjeve mobile është edhe më e madhe: ajo përbën 30% të kohës totale online. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>