Business & Management

AMD u thotë lamtumirë 5 procesorëve Phenom II

Jul 15 2012
0 Shpërndarje
AMD u thotë lamtumirë 5 procesorëve Phenom II

Se të gjitha gjërat e mira kanë fund, na e dëshmojnë edhe çipat Sunnyvale 45nm SOI të AMD-së. Data e heqjes nga prodhimi, ose EoL, është caktuar për në dhjetor të vitit 2012.

Në këtë listë bëjnë pjesë 5 procesorë AMD Phenom II, duke përfshirë dy procesorë katërbërthamësh X4 si dhe 6 dybërthamësh X2.

Sipas Fudzilla, modelet e mëposhtme janë ato që do të klasifikohen si EOL:

Phenom II X4 965 (3.4GHz, 8MB cache, 125W TDP)

Phenom II X4 955 (3.2GHz, 6MB cache, 125W TDP)

Phenom II X2 565 (3.4GHz, 6MB cache, 80W TDP)

Phenom II X2 560 (3.3GHz, 6MB cache, 80W TDP)

Phenom II X2 555 (3.2GHz, 6MB cache, 80W TDP)

Procesori i parë që do të dalë jashtë prodhimit do të jetë modeli X4 965, në shtator të këtij viti. Kurse modelet tjera parashihet të hiqen nga prodhimi në muajin dhjetor 2012. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>