IT Organizate

AMD raporton humbje

Jul 22 2011
0 Shpërndarje
AMD raporton humbje

Advanced Micro Devices, apo siç e njohim shkurt AMD, ka publikuar rezultatet financiare të tyre për çerekun e dytë të vitit fiskal 2011, derisa kërkimi për CEO-në e ri të kompanisë vazhdojnë.

Kompania raportoi të hyra prej 1.57 miliardë dollarësh për çerekun që mbaroi me 2 korrik, duke rënë për 5% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Rënia ishte në linjën prej 5% në të hyra ashtu siç kishin parashikuar analistët nga Thomson Reuters.

AMD raportoi fitime neto prej 70 milionë dollarëve që përsëri është më pak se vitin e kaluar kur kishin fitime prej 83 milionë dollarë. Fitimet për aksion ishin 0.09$.

Kompania akoma është duke kërkuar personin adekuat për të zënë pozitën e CEO-së së kompanisë, pozitë që ka mbetur e lirë që gjashtë muaj pas dorëheqjes së Dirk Meyer në janar pas mospajtimeve që pati me bordin lidhur me strategjinë mobile të kompanisë.

Të hyrat nga divizioni i zgjidhjeve kompjuterike që merret me çipat e prodhuar të kompanisë ishin 1.2 miliardë dollarë duke mos ndryshuar shumë nga viti i kaluar. Në segmentin e pajisjeve grafike të hyrat ishin 367 milionë dollarë duke rënë nga 440 milionë dollarë, kryesisht për shkak të kërkesës së ultë për kartela grafike.

AMD këtë vit ka filluar të shpërndajë çipa Fusion, që kombinojnë procesorin grafik dhe CPU-në në një çip të vetëm. Shumica e PC-ve të prodhuar nga AMD do të përmbajnë këtë çip, ndërsa seria e parë u paraqit gjatë këtë çereku me çmime prej 500$ deri 700$. Më vonë gjatë këtij viti kompania planifikon të hedh në treg edhe çipe të bazuara në mikroarkitekturën e re Bulldozer.

Pikërisht në tregun e mikroprocesorëve AMD kishte humbur treg ndaj HP në çerekun e parë fiskal të këtij viti. Prania e tyre në tregun e mikroprocesorëve kishte rënë nga 11.8% në 10.1%, ndërsa HP ishte ngritur nga 80.6% në 82.6% të tregut.

Nga AMD deklaruan që presin rritje të të hyrave në çerekun e tretë për 10% me një margjinë gabimi prej më së shumti prej 2%.

Lajmet e fundit>