Harduer

AMD ofron teknologji të re

Sep 30 2012
0 Shpërndarje
AMD ofron teknologji të re

Njësoj siç pritej AMD nxori një drajver beta për të zotët e Radeon këtë javë duke sjellë një sërë ndryshimesh. Ka mbështetje të përmirësuar për Enduro, një teknologji që është e njohur nga Optimus i Nvidia.

Kjo karakterisistikë fillimisht doli si pjesë e produkteve Radeon HD 7000M më herët këtë vit. Njësoj si Optimus, Enduro mund të ndryshojë drejt grafikës së integruar për të balancuar performancën dhe konsumin e energjisë në Notebook.

Fatkeqësisht nuk ka marrë vlerësime pozitive nga analistë si Jarred Walton. Ai tha se Enduro ishte vite më i prapambetur se Optimus në performancë, gjithsesi drajverat e rinj mund të ndihmojnë. Ndryshimi i ri ofron gjithashtu 10% më shumë performancë në Lost Planet 2 në konfigurim tek GPU-je.

Të tjera rregullime përfshijnë ato vrima që shkaktuan korruptimet në Firefox bashkë me disa të tjera në DX10 dhe 11. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>