Harduer

AMD me ulje të mëtejshme në serinë HD 7000

Sep 15 2012
0 Shpërndarje
AMD me ulje të mëtejshme në serinë HD 7000

Kjo është një kohë shumë e mirë për të gjithë të apasionuarit e lojrave për të kryer pazarin e tyre në kartat grafike dhe kjo për dy arsye.

E para është se po vazhdojnë të dalin modele të reja, dhe e dyta dhe më e rëndësishmja, sepse çmimet po ulen. Ndoshta nga motivimi që ka për të vjedhur klientë nga Nvidia, AMD ka kryer ulje në serinë 7000 të kartave të saj.

Sipas Softpedia, këto janë uljet:

Radeon HD 7970 GHz Edition: $430

Radeon HD 7970: $410

Radeon HD 7950 Boost Edition: $300

Radeon HD 7950: $290

Radeon HD 7870 GHz Edition: $240

Radeon HD 7850: $200

Duke i vrojtuar mirë këto çmime të reja konstatuam se blerjet online janë paksa më të shtrenjta. Gjithsesi ka një sërë GPU të cilat janë të disponueshme në varësi të preferencave tuaja. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>