Harduer

AMD fiton treg të procesorëve nga Intel

Jul 29 2011
0 Shpërndarje
AMD fiton treg të procesorëve nga Intel

Kërkesa e madhe për çipat Fusion i ndihmoi kompanisë Advanced Micro Devices të merr një pjesë tregu të mikroprocesorëve nga kompania Intel.

Tregu i mikroprocesorëve x86 të AMD-së është rritur në 19.4% në çerekun e dytë në krahasim me 17.8% sa ishte në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Në anën tjetër tregu i Intel ka rënë në 79.9% nga 81.3% sa ishte në çerekun e dytë të vitit të kaluar.

Përfitimi më i madh i tregut të AMD-së vjen nga kërkesa për PC me performanca të ulëta si pasojë e krizës ekonomike globale në disa pjesë të botës, deklarojnë nga AMD. Procesorët e AMD janë më të lirë dhe më konkurrues se çipat e Intel, dhe seria e fundit e çipave Fusion të AMD-së ka hasur në një kërkesë më të madhe nga prodhuesit e PC-ve.

Kjo seri çipash integron një CPU dhe procesor grafikë brenda një çipi të vetëm. Çipi i serisë Fusion me emrin kodues Llano tashmë është porositur nga Toshiba dhe Hewlett-Packard, ku kjo e fundit në qershor edhe njoftoi për 11 laptop të rinj me këtë çip që do të shiten me çmime nga 500$ deri 700$.

Gjatë këtij çereku fiskal, AMD ka shpërndarë rreth 12 procesorë Fusion, seri e cila përbën rreth 70% të prodhimeve të çipave mobil të AMD-së. Pikërisht kërkesa e madhe për çipat Fusion ka dëmtuar serinë e fundit të çipave të Intel, Sandy Bridge, kërkesa për të cilët ka rënë derisa për AMD është ngritur. Suksesi i AMD-së vjen përkundër rënies së kërkesës për kompjuter që është rritur vetëm për 2.6% në krahasim me çerekun e vitit të kaluar. Kërkesa për mikroprocesorë është rritur vetëm për 0.8% kundrejt çerekut të dytë fiskal të vitit të kaluar.

Lajmet e fundit>