Business & Management

AMD do të bëjë shkurtime në vendet e punës

Oct 15 2012
0 Shpërndarje
AMD do të bëjë shkurtime në vendet e punës

Kompania AMD mund të jetë duke u përgatitur për tu dhënë punonjësve të saj lajme të këqija javës së ardhshme.

Kompania gjigante e PC-ve ka parashikuar se fitimet e këtij tremujori do të jenë më poshtë nga se pritej, dhe tani ekzistojnë thashetheme se do të bëjë shkurtime pune që do të prekin 30% të stafit.

Të enjten AMD lajmëroi se fitimet e saj këtë tremujor janë 10% më të ulta se ato të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Kompania kishte parashikuar më përpara se fitimet do të ishin vetëm 1% më poshtë.

AMD tha se kjo ulje erdhi si pasojë e ambientit mikroekonomik dhe sfidues që ekziston. Gjiganti i PC-ve ka qenë gjithmonë i dyti në krijimin e procesorëve, pas Intel-it. Gjithsesi është akoma shumë mbrapa në fushën e tabletave, në kundërshtim me Intel-in , që ka disa të tilla në treg me çipet e veta që do të punojnë me Windows 8.

AMD lajmëroi një çip të ri këtë jave, Z-60 APU, i cili do të vendoset brenda disa tabletave me sistem operativ Windows 8. Deri tani nuk ka pasur specifikime më të hollësishme për llojet apo sasinë e tabletave. (CIO Albanian)

Tags >

amd
Lajmet e fundit>