Aplikacione

AMD azhurnon drajverët Catalyst 12.6

Jul 15 2012
0 Shpërndarje
AMD azhurnon drajverët Catalyst 12.6

Një softuer i ri Catalyst, versioni 12.6 është vënë në dispozicion nga AMD për përdoruesit e grafikave Radeon dhe FireStream.

Drajverët e rinj, që janë plotësisht kompatibil me Windows XP dhe Windows 7, ofrojnë teknologjinë Dual Graphic, si dhe një sërë lojërash DirectX 9.

Në të njëjtën kohë ajo eliminon disa vrima të cilat ishin të pranishme në Windows 7.

Në drejtime të tjera, s’ka shumë gjëra të reja rreth këto drajverëve, gjë që është pakse zhgënjyese nga ana e AMD-së. Gjithsesi, të gjithë ata që kërkojnë një shtytje të mëtejshme në rendiment, janë të lirë të provojnë Catalyst 12.7 të AMD, që ndodhet akoma në fazën testuese beta.

Versioni beta 12.7 rrit produktivitetin me 25 për qind në lojën Skyrim, deri në 20 për qind në lojën Total War: Shotgun 2, dhe deri në 12 për qind në lojën Wolfenstein MP. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>