Internet

Amazon sjell shërbimin Cloud për iPad

Jul 7 2011
0 Shpërndarje
Amazon sjell shërbimin Cloud për iPad

Amazon ka përditësuar shërbimin e tij Cloud Player që të punoj edhe me iPad. Ky është një tentim që të josh përdoruesit e iPad të përdorin shërbimin cloud të Amazon, para se Apple të lançoj shërbimin e tyre të ngjashëm, iCloud, më vonë gjatë vitit.

Përdoruesit tani mund të dëgjojnë muzikë të ruajtur në Amazon Cloud Drive nga iPad-ët e tyre, duke përdorur shfletuesin e Safarit dhe Amazon Cloud Player for Web. Deri tani ky aplikacion ka punuar në pajisjet Android, Mac-ët, dhe PC-të.

Nga Amazon gjithashtu deklarojnë që për një kohë të kufizuar, gjithkush mund të abonohet në Cloud Drive për një çmim prej 20$ për muaj që do t’i jap hapësirë “të pakufizuar” për dosje muzikore MP3 dhe AAC. Cloud Drive është falas për hapësirë deri në 5 GB, por hapësira shtesë kërkon pagesë shtesë.

Tani të gjithë përdoruesit, përfshirë edhe ata me llogari falas të Cloud Drive mund të ruajnë pa pagesë MP3 dosjet e tyre të blerë nga Amazon. Oferta përfshinë MP3 dosjet e blera edhe para edhe pas lançimit të Cloud Drive. Hapësira që zënë këto MP3 dosje nuk llogaritet si hapësirë e përdorur në hapësirën e parapaguar.

Amazon ka lançuar Cloud Player-in dhe Cloud Drive-in në mars. Cloud Drive u mundëson përdoruesve të ruajnë dokumente, imazhe, video dhe muzikë, ndërsa Cloud Player u mundëson të dëgjojnë muzikë në pajisje të ndryshme.

Pak kohë pas lançimit të shërbimit cloud të Amazon, Apple paralajmëroi shërbimin e saj të ngjashëm, iCloud, që do të jetë një ngritje nga shërbimi i tanishëm MobileMe që u mundëson përdoruesve të ruajnë imazhe, dokumente, e-mail porosi dhe muzikë në internet. Ky shërbim do të jetë në dispozicion për përdoruesit e iPad, iPhone dhe Macintosh, ndërsa do të lançohet më vonë gjatë këtij viti.

Lajmet e fundit>