Harduer

Amazon publikon shifra mahnitëse për S3

Apr 12 2012
0 Shpërndarje
Amazon publikon shifra mahnitëse për S3

Kompania Amazon ka habitur ekspertët e teknologjisë me numrat e fundit për shërbimin e tyre të magazinimin, S3 – Simple Storage Service. Për momentin në këtë shërbim janë të vendosura 905 miliardë objekte dhe çdo ditë shtohen nga një.

Në një postim në bllogun zyrtar kompania publikoi shifrat që vënë në pah rritjen enorme të këtij shërbimi. Në çerekun e katërt të vitit 2006, S3 kishte 2.9 miliardë objekte. Në vitin 2008 ky numër ishte ngritur në 340 miliardë, për të rënë në vitin 2010 në 262 miliardë. Megjithatë, vitin e kaluar S3 kishte 762 miliardë objekte, derisa javën e kaluar njoftoi që kjo shifër kishte arritur në numrin e mahnitshëm prej 905 miliardë. E trendi i rritjes së këtij shërbimi ka përmasa të hatashme, 1 miliardë në ditë.

Amazon Web Services thotë që ka arritur të përgjigjet deri në 650 mijë kërkesa për sekondë për objekte, një figurë që rritet edhe më shumë në kohët e pikut.

 

Lajmet e fundit>