Data Center

Amazon prezanton shërbimin e magazinimit të të dhënave

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
Amazon prezanton shërbimin e magazinimit të të dhënave

Midis një sërë ofertash të reja për cloud, Amazon ka prezantuar edhe një shërbim të ri të magazinimit të të dhënave (Data Warehouse), i cili qyhet Redshift.

“Të gjithë ata që kanë përdorur metodën e vjetër tradicionale e dinë se sa e shtrenjtë dhe e vështirë është për t’u menaxhuar”,- u shpreh Andy Jassy, zëvendës president në Amazon Web services.

Ai prezantoi në konferencën e mbajtur këtë javë në Las Vegas, shërbimin e ri të kompanisë duke theksuar se reduktonte rreth 10 herë kostot e magazinimit të të dhënave në mënyrat tradicionale.

Ky shërbim automatizon shpërndarjen dhe administrimin e punës si dhe punon me mjetet më të njohura të “business intelligence” (BI). Për momentin shërbimi është në versionin “limited preview”. Amazon është shprehur se do ta lançojë zyrtarisht në fillim të vitit 2013.

Amazon do të aplikojë procedurën “paguaj sa përdor”

Redshift punon me një sërë aplikacionesh të BI, si paketat e softuerëve nga Microstrategy, SAP, IBM dhe Jaspersoft. Përdoruesit do të përdorin një nga këto paketa BI për të analizuar të dhënat në Amazon cloud, duke përdorur driver-a PostgreSQL së bashku me API-të ODBC (Open Database Connectivity) dhe JDBC (Java Database Connectivity).

Përdoruesit mund të ruajnë deri në 1.6 petabytes, në nyje 2 apo 16 terabytes. Këto të dhëna do të ruhen në formë shtyllash duke lehtësuar query-të. Amazon do të aplikojë procedurën “paguaj sa përdor”.

Çmimet fillojnë nga 0.85 $ në orë dhe reduktohen nëse ka përdorim të madh nga kompania. Në tërësi, shërbimi mund të kushtojë afërsisht 1000 $ në vit për 1 TB të dhënash, krahasuar me mesatarisht 19 000 $ apo 25 000 $ në vit që nevojiten për të mirëmbajtur 1 TB operacione të magazinimit të të dhënave brenda kompanisë. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>