Aplikacione

Amazon planifikon ta hapë një shërbim për rezervim hotelesh

Nov 21 2014
0 Shpërndarje
Amazon planifikon ta hapë një shërbim për rezervim hotelesh

ss-hotel-roomAmazon.com është duke bërë shumë lëvizje këto ditë dhe tani është duke punuar edhe në përgatitjen e një faqeje për udhëtime. Gjiganti i komercializmit elektronik është duke planifikuar që të përgatis një shërbim të rezervimit të hoteleve, tregon një raport i bërë nga Skift. Shërbimi do të ketë një përzgjedhje të hoteleve që janë pak orë udhëtimi larg nga qyteti i Nju Jorkut, Los Anxhelosit dhe Seattle-it dhe pritet të jetë gati më 1 janar 2015.

Hotelet do të jenë në gjendje që të shfaqin dhomat e lira, fotografitë dhe informacionet e tjera në një uebfaqe për ta furnizuar dyqanin e rezervimit nga Amazon, thuhet në raport. Amazon më pas pritet të njoftojë hotelet rreth rezervimeve me e-mail. Amazon do të marrë 15 për qind të fitimeve nga të hyrat e siguruara nga rezervimet. Për më tepër, duket që Amazon është duke bërë përpjekje që me kujdes ta ndërtojë këtë shërbim, duke filluar me disa hotele të përzgjedhura. Faqja e udhëtimeve do të mbushet edhe me përmbajtje editoriale rreth vendeve tërheqëse dhe veprimtarive në vend të cilat mund t’i shijojnë vizitorët.

Amazon do të mund të “kërcejë” në një treg që tashmë ka shumë kompani të cilat e ofrojnë këtë shërbim të rezervimit të hoteleve, ndonëse madhësia e bazës së vet të konsumatorëve e bëjnë atë si një partner tërheqës biznesi për hotelet dhe pronat. Shërbimi nuk do të jetë edhe aq befasues për Amazon, duke e ditur që faqja Amazon Locak tashmë ofron mundësinë e rezervimit të hoteleve. Faqja e karrierave të Amazon-it për momentin liston disa pozita në dispozicion brenda divizionit të vet të AmazonLocal që kërkon përvojë në industrinë e hotelerisë dhe janë të vendosura në qytetet e përmendura më lart (ndonëse ende nuk është e qartë nëse kjo faqe e re e udhëtimeve do të jetë pjesë apo jo e Amazon Local). (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>