Investim

Amazon, nismë për vendosjen e e-lexuesve në shkollat e SHBA-së

Oct 18 2012
0 Shpërndarje
Amazon, nismë për vendosjen e e-lexuesve në shkollat e SHBA-së

Ndërmarrja Amazon ka lajmëruar për një nismë të mërkurën për t’i vendosur lexuesit e saj elektronikë, kompjuterët tabletë Kindle në shkolla, duke hyrë në një treg që ka qenë i suksesshëm posaçërisht për ndërmarrjen Apple dhe pajisjen e saj iPad.

Amazon tha që ka qenë duke i testuar pajisjet Kindle në vitet e fundit në qindra kopshte fëmijësh deri në shkolla të klasës së dymbëdhjetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shitur pajisjet me zbritje dhe duke i ndihmuar ata në blerje dhe shpërndarje të librave elektronikë për studentët.

Të mërkurën, ndërmarrja zbuloi një shërbim Whispercast, që iu mundëson shkollave që të menaxhojnë flotat e pajisjeve Kindle nga një vendndodhje online. Administratorët dhe mësuesit mund të hapin llogaritë e përdoruesit për çdo student dhe t’i rregullojnë ato në një ose më tepër grupe, si një orë e posaçme ose një vit i posaçëm.

Ata po ashtu mund të kufizojnë disa veprime që studentët mund të bëjnë me pajisjen, si bllokimi i rrjetit Facebook, shfletimi i uebit dhe ndalimi i blerjes, tha Amazon.

Amazon me këtë nismë synon ti bëjë lexuesit elektronikë sa më shumë të përdorshëm

Shtytja në proceset e edukimit nga Amazon është pjesë e një përpjekjeje për t’i bërë pajisjet Kindle sa më të përdorshme që të jetë e mundur.

Ndërmarrja shet pajisjet Kindle duke shpresuar që të bëjë shitjen e librave elektronikë dhe përmbajtje të tjera si aplikacionet, lojërat, audiot dhe videot përgjatë pajisjeve.

“Ne dëshirojmë që ta bëjmë sa më të lehtë që të jetë e mundur për çdokënd që të posedojë një pajisje Kindle. Në çdo kohë ne mund t’i bëjmë ato më të lehta”,- tha Jay Marine, që është kryetar i lartë i menaxhimit të produktit të Kindle”. Dhe ne kemi një mision të posaçëm për të rritur leximin, veçanërisht mes fëmijëve.”

Sipas Carl Howe nga ndërmarrja për konsultime, Yankee Group, edukimi është një treg potencialisht i madh për tabletat dhe e-lexuesit, sepse janë më të lehtë për administratorët për tu menaxhuar se sa kompjuterët personalë dhe laptopët. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>