Business & Management

Amazon krijon një dyqan specifik për të moshuarit

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
Amazon krijon një dyqan specifik për të moshuarit

amazonKompania Amazon ka lançuar dyqanin on line të “Jetës Aktive dhe të Shëndetshme 50 +” http://www.amazon.com/gp/browse.html/?node=5856180011 që përfshin qindra mijëra produkte që përfundojnë në listat e blerjes të të moshuarve.

Me këtë strategji Amazon po drejtohet direkt në një treg me përmasa shumë të mëdha.

Sipas Zyrës së Censusit në Amerikë më shumë se 40 milion amerikanë ishin mbi moshën 65 vjeç në vitin 2010 dhe më tepër se 80 milion kishin moshën 50 vjeç e lart. Në vitin 2015 ata që janë 50 vjeç do të përbëjnë rreth 45% të popullsisë.

Këta të moshuar në përgjithësi blejnë shumë vitamina apo ndihma mjekësore. Fatmirësisht pjesa më e madhe e tyre kanë tashmë një llogari në Amazon.

Pjesë e strategjisë së Amazon është adresimi i klientëve me nevoja specifike në mënyrë që të ofrojë dyqane on line të kategorive tepër specifike.

Një dyqan tjetër specifik që mund të përmendim është edhe ai i “lehtësimit të alergjisë”.

Përveç këtyre dyqaneve të krijuara vetë Amazon ka blerë edhe disa dyqane të tjera të pavarura on line si p.sh Zappos.com (këpucë dhe veshje), Diapers.com (produkte baby), Look.com (veshje për fëmijë) dhe yoyo.com (lodra).

Këto dyqane brenda kompanisë specifikojnë kategori të qarta dhe përbëjnë thjesht një pjesë të vogël të qendrës tregtare Amazon. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>