Business & Management

Amazon ka shitur 5 miliard produkte në 2014

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
Amazon ka shitur 5 miliard produkte në 2014

Amazon-logoAmazon ka bërë dërgesa prej 5 miliard njësish dhe produktesh në 2014, zbuloi kompania, ku më shumë se 40 % e tyre janë shitur nga palë të treta në këtë shërbim. Kompania vazhdimisht ka preferuar të mos zbulojë statistika të thella të biznesit të saj, por shitësit e palëve të treta sipas kompanisë kanë shitur më shumë se 2 miliard njësi në 2014.

Këto 2 miliard njësi u shitën nga më shumë se 1 milion shitës. Pavarësisht se nuk u ofrua një statistikë e hollësishme e dërgesave të përgjithshme, këto të dhëna do të tregojnë se më shumë se 5 miliard njësi janë shitur në Amazon në 2014. “Ka qenë një vit rekord shitjesh për Amazon. Ne po vërejmë një rritje të qëndrueshme të listave të produkteve të shitësve në tregjet tona globale,” tha Peter Faricy, i cili drejton divizionin e shitjeve nga palët e treta. “Në fakt ekzistojnë më shumë se 1 miliard oferta për konsumatorët të cilët mund të kërkojnë tek shitësit të cilët tashmë po ofrojnë një pjesë të madhe të produkteve edhe jashtë vendit të tyre”.

Amazon më parë ka qenë e rezervuar në zbulimin e statistikave specifike të shitjeve duke preferuar të publikojë vetëm statistika të rritjes së shërbimit. Kjo praktikë është ndjekur edhe në bizneset e tjera të kompanisë ku në një rast konkret kompania thoshte se në 2014 ishte trefishuar trafiku i shërbimit të transmetimit të videove pa zbuluar të dhëna specifike.

Nganjëherë kjo politikë është ngritur në nivele absurde saqë shefi ekzekutiv Jeff Bezos, ka lançuar tabletin Kindle Fire HD përpara një grafiku librash të shitur ku nuk jepej asnjë detaj. Përmes kësaj kompania përpiqej të demonstronte se shitjet e tabletit Kindle kishin tejkaluar shitjet e librave fizikë. Kompania gjithashtu ka dhënë një tjetër statistikë nga fundi i 2014. Nga promocioni i “Të hënës Kibernetike”, më shumë se 16 milion produkte ishin shitur nga palët e treta. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>