Karriere

Amazon ka krijuar 6000 vende të reja punë në Europë

Jan 14 2015
0 Shpërndarje
Amazon ka krijuar 6000 vende të reja punë në Europë

A worker puts together orders at the Amazon logistics center in BrieselangAmazon.com, distributori online amerikan, tha ditën e martë se ka krijuar 6,000 vende të reja pune me kohë të plotë në Europë për t’ju përgjigjur kërkesës së lartë në këtë kontinent. Amazon bëri ditur se ka një staf prej 32,000 punonjësish në Bashkimin Europian të përfshira ne vende pune të reja si qendra logjistike, shërbime ndaj konsumatorit, zhvillime aplikacionesh, menaxhim të furnizimit dhe dizajn.

“Jemi akoma në fazën e investimit dhe po kërkojmë që të krijojmë vende të reja puna në 2015,” tha Xavier Garambois, zëvendës president pranë degës Europiane të Amazon. Kompania tha se 1200 vende të reja puna ishin vetëm në Gjermani, i cili është tregu i dytë më i madh pas SHBA-ve. Kompania ka punësuar 10,000 gjermanë plus edhe 10,000 të tjera sezonalë. Më pas ndjek Britania për nga numri më i lartë i vendeve të punës.

Amazon është kritikuar shpeshherë në Gjermani për shkak të pagave dhe ulëta dhe kushteve të dobëta. Një organizatë vendase e tregtisë kishte sulmuar jo pak herë gjigantin amerikan në maj të 2013 për ta detyruar të rrisë pagat e punonjësve. Amazon kishte kundërshtuar kërkesat e organizatës duke cituar se pagat e stafit ishin mbi mesataren e standardit të industrisë. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>