Internet

Amazon ju lejon të hyni në aplikacionet dhe faqet e shërbimit me Amazon ID-në tuaj

May 30 2013
0 Shpërndarje
Amazon ju lejon të hyni në aplikacionet dhe faqet e shërbimit me Amazon ID-në tuaj

amazoneZhvilluesit kanë mundësi tashmë që, përmes përdorimit të API-së së re (application programming interface) të lançuar nga Amazon Web Services, të përdorin sistemet e hyrjes në sistem të Amazon.com, Facebook, apo Google për aplikacionet e tyre në cloud.

Ndoshta ajo që ka më tepër rëndësi për përdoruesit përfundimtarë është fakti që Amazon Web Services ka integruar edhe “Login with Amazon”, shërbimin pa pagesë që është lançuar së fundmi, i cili iu mundëson aplikacioneve të jashtme apo uebfaqeve të përdorin sistemin e gjigandit të shitjeve për të bërë autentikimin e përdoruesve.

“Login with Amazon” eliminon nevojën për krijimin e një llogarie të re për çdo faqe, duke i lejuar përdoruesit të hyjnë në sistem duke përdorur të dhënat ekzistuese nga Amazon-i.

Amazon i ka dhënë këtij koncepti emrin “lidhja e identiteve në ueb” ndërkohë që API-ja e re e AWS Security Token Service (STS) thjeshtëzon procesin e zhvillimit duke i lejuar përdoruesit të integrojnë platformat e kyçjes në sistem me aplikacionet e tyre pa pasur nevojë për shkrimin e kodeve server-side.

API-ja, e cila quhet “AssumeRoleWithWebIdentity”, kërkon kredenciale të përkohshme sigurie për përdoruesit të cilët kanë bërë autentikimin përmes një nga tre ofruesit. Më pas, aplikacioni mund të përdorë kredenciale të përkohshme për të aksesuar burimet e AWS si objektet Simple Storage Service (S3), tabelat DynamoDB, ose thjesht radhët Simple Queue Service.

Aplikacionet për smartfonë mund të ruajnë informacione mbi lojtarët dhe pikët e tyre në një “Amazon S3 bucket” ose në një tabelë “Amazon DynamoDB”. Duke qenë se aplikacioni duhet të jetë në gjendje t’i dallojë përdoruesit individualë, ata nuk mund të jenë anonimë.

Gjithashtu, aplikacionet për Android mund të përdorin mënyra të ndryshme autentikimi krahasuar me një aplikacion për iOS apo një aplikacion uebi të bazuar në Java, shprehet Amazon. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>