Technology

Amazon hapë qendër të re zhvillimi në Londër

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Amazon hapë qendër të re zhvillimi në Londër

Gjiganti i shitjeve online, Amazon, është duke hapur një qendër ndërkombëtare të dizajnit dhe zhvillimit në Londër.

Amazon ka marrë me qira një zyrë prej shtatë katesh, me gjithsejt 4370 metra katrorë. Qendra e re do të jetë e vendosur afër qendrës së teknologjisë Shoreditch – një vend i njohur si “TechCity” ose “Silicon Roundabout”.

Drejtoresha e qendrës së menaxhimit, Paula Byrne, tregoi për Telegraph që Londra ishte “zgjedhja e duhur” për qendrën për zhvillim mediatik. “Kur ju shikoni në shkathtësitë e specialistëve që janë në dispozicion këtu, është vendi i qartë për të ardhur,” shtoi ajo.

Qendra do të ketë punëtorë duke përfshirë inxhinierë softuerikë, specialistë të uebit dhe stilist grafik, të gjithë të përkushtuar për të dizajnuar dhe zhvilluar produktet dhe shërbimet e reja.

Stafi i faqes do të jetë duke punuar në krijimin e shërbimeve interaktive digjitale për TV, konzolla lojërash, smartfonë dhe PC; duke përmirësuar përvojën e konsumatorëve nga e mbarë bota në faqet e Amazon; dhe duke zhvilluar shërbime mediatike digjitale dhe API,” tha Amazon. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>