Harduer

Amazon e dyta në tregun e tabletëve

Feb 17 2012
0 Shpërndarje
Amazon e dyta në tregun e tabletëve

Apple vazhdon të dominoj tregun botëror të tabletëve, por një ngritje të shpejt dhe të madhe ka bërë kompania Amazon me tabletin e tyre të fundit, Kindle Fire.

Të dhënat e fundit të firmës hulumtuese IHS iSuppli tregojnë që Kindle Fire ka bërë një debutim mbresëlënës në çerekun e katërt të vitit 2011. Amazon ka shpërndarë 3.9 milionë njësi të tabletit të ri, numër që mjafton për të mbuluar 14.3% të tregut botëror dhe të kaloj edhe Samsung Electronics që shesin serinë Galaxy Tab të tabletëve.

Tregu i Apple ka rënë në 57% në çerekun e katërt financiar të vitit të kaluar nga 64% sa ishte në çerekun e tretë, por akoma udhëheq në këtë industri me një margjinë të gjerë. Apple ka shpërndarë 15.4 milionë njësi iPad dhe iPad 2 në çerekun e katërt që pothuajse është katërfishi i njësive të Kindle Fire.

Përkundër këtij debutimi të mahnitshëm të Amazon, akoma mbetet e paqartë nëse strategjia e Amazon për tabletë do të ketë ndikim pozitiv afatgjatë për shkak se shitja e tabletëve për 199$ për momentin është një humbje e vogël në krahasim me koston e këtij produkti.

Nga IHS mendojnë që kjo strategji e Amazon për përfitime afatgjate me Kindle Fire është një bast që në masë të madhe do të varet nga shitjet online në Amazon.com.

E konkurrenti më i madh i iPad në çerekun e katërt nuk ishte Kindle Fire, por vet iPhone 4S, deklarojnë nga iSuppli.

Përhapja në treg e iPhone 4S në tetor ka krijuar një konkurrencë tensionuese tek përdoruesit e Apple, gjë që ka ndikuar në uljen e shitjeve të iPad më shumë se konkurrenca nga Kindle Fire dhe tabletët tjerë. Edhe pse kjo mund të jetë racionale deri në një masë të madhe, sigurisht që kur një konkurrentë të merr 14% të tregun për vetëm një çerek fiskal nuk mund të jetë një lajm për tu mos brengosur.

Suksesi i Kindle Fire ka nxitur thashethemet që Apple po teston një iPad Mini me madhësi 8 inçësh, që do të ofronte shërbime të ngjashme si tableti i Amazon. Një mundësi tjetër është që Apple do të vazhdoj të shes iPad 2 edhe pas arritjes të iPad 3, por me një çmim më të ultë, rreth 200$-250$, për të konkurruar me Kindle Fire dhe Nook Color e Nook Tablet të Barnes&Nobles.

 

Lajmet e fundit>